AEBAI

AEBAI L'INTEGRATION. Association Euro Belgo Albanaise

I. AEBAI  INTEGRIMI KA SI QËLLIM :

- Integrimin e shtetasve shqiptarë  në Belgjikë dhe afrimin e tyre me komunitete të tjera që janë të pranishme në Belgjikë;

- T’u  bëjë të njohur shqiptarëve që jetojnë në belgjikë të drejtat dhe detyrimet e tyre;

- Të mundësojë shoqërimin  e shqiptarëve, të cilët për një arsye a tjetër  jetojnë (kanë leje qëndrimi) në Belgjikë apo në ndonjë vend tjetër të Bashkimi Europian, në fushat e mëposhtme;

 Lejeqëndrimin (përçapjet që duhen bërë dhe procedura që duhet ndjekur për të marrë një lejeqëndrimi, kushte që duhen plotësuar, mundësi për të lëvizur dhe instaluar në një vend tjetër të BE dhe vendeve të tjera të botës etj.

- Punën (e drejta për punë, statusi i punëkërkuesit, të drejtat dhe detyrimet e punëtorit i cili punon si i pavarur apo rrogëtar, të drejtat dhe detyrimet e punëdhënësit, krijimi i një ndërmarrjeje etj.)

- Përkrahjen (ndihmën) sociale, përkujdesjen shëndetësore dhe sigurimet shoqërore (përkrahja sociale dhe pêrkrahja e garantuar, asistenca sociale, pensioni, sigurimi shëndetsor etj.)

- Fushën juridike (blerje, shitje dhe dhënie me qera e pasurive të patundshme, marrja e nënshtetësisë belge, e drejta e votes dhe e drejta për t’u zgjedhur, e drejta pénale dhe e të dënuarit me burg, e drejta e shtetasit që nuk gezon nënshtetësinë belge – pa lejeqëndrimi, me lejeqëndrimi të përkohshme, me leje qëndrimi të pa afat - etj.) 

- Fushën administrative (shërbimi komunal, përkrahja sociale, administrata të tjera dhe shêrbime publike) 

- Shendetin. 

AEBAI (Shoqata Euro Belgo Shqiptare INTEGRIMI)

 

Për më gjatë konsultoni sitin http://www.ejustice.just.fgov.be/tsv_pub/tsv_sum_a_f.htm 

Publication du 04.01.2007 

 ----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

II.  AEBAI  INTEGRIMI MERR PËRSIPËR (SIGURON) :

 Përkthime të njohura zyrtarisht, frëngjisht-shqip dhe shqip-frëngjisht

                                                                       Kontakt. Tel: 0499 89 46 59  (Ndue Beleshi)

Përkthime të njohura zyrtarisht, hollandisht-shqip dhe shqip-hollandisht

                                                                      Kontakt. Tel: 0495 76 95 55  (Silvana Gjebrea)

Perkthyesit tanë, përveç përkthimeve të dokumentave tuaja, mund t’ju ndihmojnë apo të asistojnë bashkë me ju lidhur me :

 njehsimin e diplomave të marra jashtë Belgjikës : procedurën lidhur me lindjet jashtë Belgjikës; martesat në Blegjikë apo jashtë saj me një shtetas të huaj; shkurorëzimet në Belgjikë apo jashtë saj; adoptimet në Belgjikë apo jashtë saj; kontratat e martesës në Belgjikë apo jashtë saj; procedurat që duhen ndjekur  për shtetasit e huaj që vdesin në Belgjikë, për riatdhesimin e tyre; ndryshimin e emrit dhe mbiemrit; trashëgiminë jashtë Belgjikës; regjistrimin në Regjistrin e pritjes, në atë të të huajve dhe të popullates; marrjen e nënshtetësisë belge; dëshmitë e penalitetit; certifikatat mjeksore etj.   

2 votes. Moyenne 5.00 sur 5.

Date de dernière mise à jour : 2012-06-13 20:15:52

Créer un site gratuit avec e-monsite - Signaler un contenu illicite sur ce site

×